INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë do të ndodhë me jetën tuaj sentimentale në 2017-ën?

Çfarë do të ndodhë me jetën tuaj sentimentale në 2017-ën?

Publikuar më: 11:00 28-12-2016

Viti i ri po afrohet, a e keni menduar si do të jetë jeta juaj sentimentale në 2017-ën?

Hidhini një sy shenjës tuaj për të kuptuar çdo të ndodhë me ju dhe lidhjet tuaja.

Dashi
Lajmi i mirë për ju është se në 2017-ën do të keni një horizont të hapur në lidhje. Që nga tetori i këtij viti, Jupiteri është fokusuar tek balanca që do të keni me partnerin. Megjithatë në pranverë mund të ndërmerrni një hap mbrapa, kur planeti i dashurinë, Venusi të prapësohet në anën tuaj individuale në Mars dhe Prill. Merrni rrezikun të hiqni dorë nga kjo stepje. E vetmja mënyrë është të hidheni në lojë!

Demi
Muajt e parë të vitit janë koha e duhur për t’u marrë me punët e vjetra. Mbyllni disa dyer kur Venusi të largohet nga shenja juaj. Konsideroni çfarë është e rëndësishme për ju dhe largohuni nga njerëzit të cilët nuk kanë të njëjtin impact tek ju. Jupiteri, planeti i të ardhurave, do t’ju qëndrojë pranë gjatë gjithë vitit. Fokusohuni në punë të reja dhe frymëzohuni në jetën sentimentale. Ka ardhur koha për aventura të reja.

Binjakët
Nëse jeni gati për një lidhje serioze apo jeni duke kërkuar dashurinë tuaj, në 2017-ën duhet të mendoni më seriozisht për partnerët tuaj. Saturni ju mbështet në angazhimin tuaj në lidhje duke ju vënë në provë sa të stabilizuar do të jeni. Marsi dhe prilli janë periudha ku do të reflektoni më shumë. Largohuni nga miqtë që nuk ju sjellin më pozitivitet dhe gjeni metoda të reja për të kënaqur partnerin.

Gaforrja
Plutoni, planeti i fuqisë, ka krijuar një transformimin në jetën tuaj sentimentale për vite me rradhë. Vlen për të kujtuar faktin që ka ardhur koha të fokusoheni vetëm në personat energjikë dhe të lini pas ata për të cilët nuk keni më nevojë. Të balancosh jetën private me atë publike është gjithashtu një sfidë për muajt e parë të vitit.

Luani
Kërkoni njohje të reja dhe udhëtoni në të ardhmen. Nese jeni duke kërkuar për një partner bëni mirë të gjeni mbështetje tek miqtë, komshinjtë, çdokush me të cilët mund të flisni lirshëm… Gjatë pranverës organizoni një udhëtim, pasi mund të gjeni dikë që do të ketë rëndësi të madhe për ju.

Virgjëresha
Punoni fort, luani fort dhe Jupiteri do ju shpërblejë. Përqëndrohuni tek puna dhe i qëndroni besnik partnerit. Marsi dhe prilli janë muajt më të mirë për të shprehur gjithçka, madje edhe disa gabime të së shkuarës. Do të ndiheni më të çliruar!

Peshorja
2017-a do të jetë viti juaj me fat përsa i përket dashurisë. Ju ka ndodhur shpesh që të zhgënjeheni përgjatë këtij viti në lidhje me ndjenjat dhe personat që keni pasur pranë, por tashmë jo më... Venusi do ju falë poztivitet dhe ndoshta lidhja juaj do kalojë një tjetër nivel.

Akrepi
Ndoshta kërkesa për një marrëdhënie perfekte, ju ka ndaluar të gjeni dashurinë që ju nevojitet. Me ardhjen e vitit të ri, përkujdeuni që të ndryshoni mendim, të hidheni në lojë dhe të mos kërkoni gjëra të pamundura. Gjithçka që ju duhet është të dilni jashtë kornizave.

Shigjetari
Zakonisht ju shquheni për karakterin tuaj aventurier dhe i merrni gjërat lehtëë, por kohët e fundit jeni bërë më seriozë me veten. Gjatë marsit dhe prillit fokusohuni tek shëndeti juaj dhe gjërat e mira do të vijnë më vonë. Konkretisht gjatë tetorit ka shanse të mira të gjeni një person të veçantë që do donit të kalonit kohën tuaj.

Bricjapi
Jeni duke i sjellë vetes energji negative, sidmos këtë fundvit. Ka ardhur koha të mendoni ndryshe. Mos I hidhni fajin të tjerëve, arsyea e vërtetë përse jeni kaq pesimistë është sepse nuk kërkoni të ndryshoni. Me ardhjen e vitit të ri kushtojini më shumë kohë partnerit tuaj dhe lumturohuni që keni dikë pranë.

Ujori
Për vitin 2017 nuk do iu ngelet asnjë moment të çlodheni. Madje duhet të mos ndaloni për asnjë arsye. Duhet të tregoni karakterin tuaj të fortë. Gjthashtu bëhnui më selektivë me personat që dëshironi të keni pranë, jo të gjithë janë ashtu siç duken…

Peshqit
Duhet të qetësoheni! Keni nevojë për hapësirën tuaj ashtu siç edhe partneri juaj ka nevojën për të tijën… Fokusoheni tek gjërat e mira dhe që kanë rëndësi për ju dhe mos u tregoni egoist me të dashurit tuaj. Viti 2017 duhet t’ju gjejë sa më bujarë!

Article Logic
Execution time: 0.0022549629211426