Ashtu siç ishte paralajmëruar që në muajin Janar, platforma gjigante e filmave dhe serialeve Netflix ka rritur çmimet për abonentët e saj në të gjithë botën.
Sipas CNN Bussines, tashmë abonentët do të paguajnë një deri në dy dollarë më shumë, referuar edhe email-eve që kompania u ka dërguar klientëve të saj.
Me anë të një njoftimi, Netflix sqaron se kjo rritje ka ardhur për të paguar investimin e madh në shfaqjet origjinale dhe filmat.
‘Ne ndryshojmë formën e çmimeve kohë pas kohe, ndërsa vazhdojmë të investojmë në argëtimin më të madh dhe përmirësojmë përvojën e përgjithshme të Netflix’, tha kompania përmes një deklarate.