INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë do të thotë nesër Holanda për Shqipërinë?

Çfarë do të thotë nesër Holanda për Shqipërinë?

Publikuar më: 12:33 25-06-2018
Qeveria holandeze do të mblidhet nesër ku pritet të japë fjalën e fundit lidhur me hapjen apo jo të negociatave për Shqipërinë. Parlamenti holandez nga ana tjetër i ka kërkuar qeverisë së saj të vendosë veton kundër hapjes së negociatave të integrimit me Shqipërinë. Vendimi është marrë pas një mocioni të paraqitur prej Martijn van Helvert, i cili është shprehur se Shqipëria nuk ka plotësuar pesë prioritetet e kërkuara.
Pas raportit të paraqitur, parlamentarët me 125 vota pro dhe 20 kundër i kanë kërkuar qeverisë së tyre t’i thotë ‘Jo’ çeljes së bisedimeve me Shqipërinë në samitin që do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 qershor.
Helvert është një prej raporterëve të mbërritur më parë në Shqipëri për të raportuar mbi reformat e ndërmarra prej qeverisë shqiptare. Ndërkohë, dhe Franca nuk ka ende një qëndrim zyrtar mbi planin e zgjerimit të BE-së. Pritet që Presidenti Macron të japë qëndrimin e tij pak ditë para samitit të BE-së.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279