Me më shumë se 40 të tillë në trupin e tij, tashmë dashuria e David Beckham për tatuazhet është mëse e njohur nga të gjithë. Mirëpo 41 vjeçari ka zbuluar tatuazhin e rradhës, i cili i shtohet “koleksionit” të tij. Çfarë është? Një kalë ngjyrë kafe, në të djathtë të qafës së tij. Ish futbollisti i njohur, që njihet dhe si një prind shembullor, po darkonte me familjen e tij në Los Angeles, ku u shfaq me tattoon e ri.
Domethënia e kalit është e paqartë, por Victoria është e fiksuar pas kuajve, dhe me shumë mundësi kjo është arsyeja se pse David e ka bërë këtë tattoo. Për më tepër, çifti Beckham janë parë duke kalëruar gjatë pushimeve të tyre, këtë verë. Dyshimeve tona i shtohet edhe postimi i bashkëshortes së tij Victoria në Instagram, e cila ka “reklamuar” tatuazhin e David.
Mos të harrojmë se ky i fundit është shprehur më parë, se nuk do të ndalojë së “vizatuari” trupin e tij, sepse tatuazhet janë një mënyrë për të shprehur ndjenjat më të thella në lidhje me gjërat që dua më shumë.
Kali ndodhet poshtë tatuazhit “Buster”, të cilin e ka bërë në nder të djalit të tij Brooklyn, sepse Buster është nofka e 17 vjeçarit.