Ermal Mamaqit iu është hapur në dritare e re në jetën e tij.
Ndërsa Hermes Nikaj po i lexonte fatin, moderatori i famshëm zbuloi se në janar do marrë vendimin deçiziv.
Hermes Nikaj: “E mendon veten si me pikëpyetje në drejtim të një rruge. Ka rënë 6-ta që simbolizon rrugë jashtë shtetit.”
Ermal Mamaqi: “Po që e gjeti. Kam një dritare të re që më është hap në jetë dhe në janar do marr vendimin që ta bëj apo mos ta bëj. Mbarë e mirë, jarebi.”, tha Ermali në “Ditë e Re”. Pasi "Zogu i Tiranes" i tha se ky do jetë një vit i mirë për të, Ermali, si asnjë i ftuar tjetër, i ka dhënë 50 euro Zogut të Tiranës.