Prindërit e Rita Orës këtë verë i janë larguar për disa ditë motit gri të Britanisë dhe kanë nisur një tur udhëtimesh në Ballkan.
E nisën me Prishtinën për të vazhduar me Ulqinin nga ku u rikthyen sërish në Prizren për të përjetuar Dokufest për tu nisur sërish drejt Ulqinit. Atje ata po pushojnë në vilën luksoze e cila është e njëjta ku u fotografua Rita me Lewis Hamilton. Vera dhe Besnik Sahatçiu janë shfaqur duke shijuar temperaturat e nxehta të bregdetit dhe në foton e postuar nga ajo vetë, mamaja e këngëtares ka qeshur me ngulitjen e syve të bashkëshortit tek ajo.
‘Zoti e di se çka po mendon Niku. Duhet të vazhdoj të shkoj në gym. Momente argëtuese’ – është shprehur Vera. E nëse do të flasim për linjat e mamasë së Ritës, na vjen ndërmend ajo shprehja “Bëmë mama të të ngjaj”.