INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëni në takimin e parë

Çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëni në takimin e parë

Publikuar më: 12:08 12-06-2017

Më në fund do dalësh në takim me djalin që të ka marrë zemrën dhe tani ke frikë mos nuk je në lartësinë e duhur.

Ja çfarë të bësh dhe sidomos, çfarë nuk duhet të bësh në takimin e parë.

Disa sjellje duhet t’i shmangësh patjetër nëse dëshiron të mos prishësh gjithçka edhe po të jetë e domosdoshme të shkelësh parimet e tua…

Mos!

Mos fol kurrë për martesë. Është një nga ato argumentet tabu që i bëjnë të ngrejnë antenat dhe të largohen meshkujt. Edhe nëse kaloni përpara një dyqani unazash…kafsho gjuhën dhe ec përpara pa thënë gjë.

Mos fol për partnerët e mëparshëm. Është gjë që nuk bëhet. I largon humorin çdo djali. Duan gjithmonë të mendojnë që kanë qenë të parët…

Mos u vish shumë sexy. Mos i jep përshtypjen që do t’i bësh përshtypje me çdo kusht. Mos e lër të besojë që po përdor të gjitha mundësitë e tua për këtë takim, edhe nëse është e vërteta.

Mos e lër të jetë dhe aq i qetë. Mbaje pak mbi gjëmba, mos qesh me çdo batutë të tij. Krijoje situatën në mënyrë që ai të ndihet sikur duhet të bëjë një rrugë shumë të vështirë për të tërhequr vëmendjen tënde. Mjafton ndonjë heshtje e programuar mirë për ta arritur këtë sjellje…

Mos e lër të vijë në shtëpinë tënde në fund të takimit të parë dhe as ti mos i shko në shtëpi. As nëse brenda vetes do doje. Takimet e para që përfundojnë në shtrat, nuk vazhdojnë gjatë.

Dhe pas atyre që nuk duhet të bësh absolutisht, ja ato që duhet të bësh që takimi i parë të jetë një sukses.

Po!

Bëji ndonjë kompliment për pamjen, ose veshjen që ka zgjedhur për takimin. Duhet për të vendosur kush do e gjykojë mbrëmjen …

Propozo pa frikë një program për mbrëmjen. Vajza që di të marrë vendime pëlqehet dhe djemtë mezi presin ta lënë timonin e drejtimit nëse gjejnë dikë të gatshëm për të ndihmuar. Të propozosh është në modë dhe ti je vajzë moderne.

Bëj pak misteriozen. Trego diçka për veten që të lë gjithmonë përshtypjen që nuk po tregon aspekte shumë intriguese të jetës. Kjo i çmend burrat.

Shikoje në sy pa drojë. Loja e shikimeve, nëse bëhet siç duhet, është shumë efikase për të nxitur kuriozitetin e tjetrit. Nuk ke pse heq dorë nga një armë joshjeje kaq argëtuese dhe efikase.

Kërko të kuptosh pse historitë e tij të mëparshme nuk kanë përfunduar mirë. Bëje me shumë delikatesë. Mund të ndihmojë të kuptosh në kohë nëse është më mirë që kjo të mbetet përvoja e vetme në historinë tuaj të shkurtër të përbashkët.

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766