INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çfarë duhet të dijë një maturant për ditën e provimit? [VIDEO]

Publikuar më: 12:10 29-05-2017

Një sërë rregullash duhet të zbatojë një maturant në ditën e provimit. Ai duhet të paraqitet në klasën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të tij dhe nuk duhet të harrojë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps, vizore, kompast, makinë të thjeshtë llogaritëse.
Maturanti duhet të plotësojnë testin me stilolaps me një ngjyrë.
Në pyetjet me alternativa, maturanti rrethon vetëm shkronjën përbri përgjigjes së sakte. Kujdes, nëse kandidati për në universitet rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pikë.
Për ata maturantë të kategorisë të personave me aftësi të kufizuar, që nuk mund të lexojnë apo të shkruajnë, autorizohet një person jo i profilit për të plotësuar testit sipas përgjigjeve të dhëna me gojë nga maturanti.
Maturantët, pasi përfundojnë provimin, dorëzojnë testin duke firmosur për dorëzimin e tij në listën që disponon Agjencia e Provimeve. Kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk mund të dalin nga qendra e provimit para kohës së përfundimit të provimit.
Kur maturanti vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit, ai ka të drejtë të informojë Agjencinë e Provimeve.
Kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve nëse nuk bindet me rezultatin.

Article Logic
Execution time: 0.0042109489440918