INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë duhet të dini para se të lidheni me një femër Dem

Çfarë duhet të dini para se të lidheni me një femër Dem

Publikuar më: 13:50 02-05-2017

Nuk është e thjeshtë të lidhesh me dikë të shenjës së Demit, por ia vlen!

Ato kanë luhatje humori. Seriozisht, në fillim të duan, pastaj të urrejnë, pastaj të duan prapë. Duan gjithnjë të thonë fjalën e fundit në një debat, por i druhen përballjes. Janë materialiste të lindura, dashurojnë diamantet, fundja janë gurët e shenjës së tyre.

E meta e tyre është se bëhen xheloze shuuumë lehtë. Gjithashtu, e urrejnë t’i lënë në pritje. E URREJNË! Janë vazhdimisht të uritura dhe me nerva. Janë aq kokëfortë sa mezi heqin dorë. Dhe kjo është arsyeja përse grumbullojnë gjëra pafund. Që do të thotë se s’kanë kurrë vend në dollap.

Për to, familja dhe shtëpia vijnë gjithnjë në radhë të parë. I kërkojnë me lupë partnerët maskarenj. Akrepë, me ju e kemi!

Kur tentojnë të bëjnë humor përgjithësisht përfundojë duke ofenduar të tjerët. Megjithatë, janë të dashura dhe besnike. Sidomos me ushqimin.

Janë disi përtace, por pavarësisht kësaj, kanë ambicje për të pushtuar botën.

U pëlqen udhëtimi, por edhe luksi, kështu që mos e çoni në një vend të lirë.

Irritohen nga njerëzit thumbues.

Mund të jenë kokëforta si mushka por në fund të ditës janë romantike të pashpresa.

Article Logic
Execution time: 0.0033829212188721