IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Çfarë duhet të dini për gripin e shpendëve?

Çfarë duhet të dini për gripin e shpendëve?

Publikuar më: 10:56 23-11-2016

Ndërkohë që është rikthyer në Europë gripi i shpendëve dhe Shqipëria rrezikohet nga gripi i shpendëve, ekzistojnë fakte dhe info që duhet të dini për të. H5N8 është një nënlloj virusi që shkakton gripin e shpendëve, ndërkohë që lloji më i njohur është H5N1. Duke qenë se rezultati është i ngjashëm, le të analizojmë atë që dimë dhe që është bërë e njohur nga Organizata Botërore e Shëndetit.

H5N1 është një lloj virusi influent që shkakton një sëmundje të rëndë dhe shumë infektuese në rrugët e frymëmarrjes së zogjve, të quajtur avian influenza ose gripi i shpendëve. Raste të kësaj sëmundjeje tek njerëzit ndodhin ndonjëherë, por është e vështirë që të transmetosh infeksionin nga një njeri tek një tjetër. Kur njerëzit infektohen, mundësia e vdekshmërisë është më e lartë se gjysma, me 60%.

Pothuajse të gjithë rastet e infeksionit me H5N1 tek njerëzit janë shkaktuar nga kontakti i afërt me zogj të infektuar, të gjallë apo të vdekur, ose nga një mjedis i kontaminuar me H5N1. Virusi nuk i infekton dot lehtësisht njerëzit dhe nuk ka prova se sëmundja mund të përhapet tek njerëzit nga ushqimi i përgatitur në mënyrë të duhur dhe i gatuar me kujdes.

Megjithatë ekziston shumë shqetësim përreth këtij virusi pasi sëmundja që shkakton është shumë e rëndë tek njerëzit dhe ka propabilitet të lartë vdekshmërie. Nëse virusi H5N1 do të ndryshonte dhe do të bëhej lehtësisht i transmetueshëm nga personi në person dhe të mbante rrezikshmërinë aktuale, pasojat do të ishin shumë serioze për shëndetin publik.

Në çdo rast, duhet t’i njihni simptomat që të mos i merrni lehtësisht. Ndër simptomat e infeksionit H5N1 mund të përfshihen temperature (shpesh shumë e lartë, më e madhe se 38 gradë celsius), kolla, fyt i skuqur dhe dhimbje muskujsh. Shpeshherë simptomat e para mund të përfshijnë dhimbje në zonën abdominale, dhimbje në kraharor dhe diarre. Infeksioni mund të përparojë me shpejtësi duke u shndërruar në një sëmundje e rëndë në rrugët e frymëmarrjes (vështirësi në frymëmarrje, pneumoni dhe sindroma e stresimit akut respirator) si dhe ndryshime neurologjike (luhatje mendore apo kriza në kokë).

Është e rëndësishme të thuhet që është i sigurtë konsumimi i shpendëve dhe produkteve të tyre nëse përgatiten dhe gatuhen sic duhet. Kjo pasi virusi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe temperaturat normale të përdorura për gatim (70 gradë celsius) do ta vrasin virusin. Por si masë mbrojtëse Organizata Botërore e shëndetit rekomandon që shpendët apo produktet e tyre duhet të përgatiten gjithmonë nëpërmjet praktikave të mira higjenike si dhe mishi i shpendëve duhet gatuar në mënyrën e duhur dhe me kujdes.

Megjithëse jo i shpeshtë tek njerëzit virusi është tejet i rrezikshëm, dhe ndërkohë që vaksina kandidate janë zhvilluar për të parandaluar infeksionin H5N1, nuk janë ende gati për t’u shpërndarë dhe për përdorim masiv.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385