INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë duhet të dini për martesën sipas terapistëve

Çfarë duhet të dini për martesën sipas terapistëve

Publikuar më: 10:57 13-04-2016
Gjatë gjithë kohës flitet për martesën dhe si mund të funksionojë ajo më mirë.
Këshillat janë të shumta, por le të shohim disa prej sugjerimeve të terapistëve të martesave. 
 
1. Harrojeni lumturinë e përjetshme
Mos mendoni se martesa është  pa konflikte dhe gjithmonë ka lumturi. Qëndroni realistë dhe pranoni  gjërat ashtu si janë. Nëse do keni pritshmëri të mëdha, do lëndoni veten tuaj.
 
2. Shkoni te terapisti
Çdo martesë ka edhe momentet  e saj jo të këndshme, ku çifti ndihet i rrezikuar për divorc. Mos e kini problem të shkoni të flisni së bashku me ndonjë terapist për çifte. Kjo do ju ndihmojë të qartësoni mendimet tuaja dhe të zgjidhni problemet.
 
3. Duhet të përshtateni me mënyrën e re të jetesës
Tashmë nuk  do e keni mënyrën e jetesës si më parë, sepse në jetën tuaj bën pjesë edhe dikush tjetër. Mos u bëni egoistë dhe përpiquni të mendoni edhe për personin tjetër. Ka ardhur koha të ndani gjërat me dikë tjetër!
 
4. Merrni kohën e duhur
Koha është ajo që zgjidh çdo gjë. Mos harroni se të përshtateni me martesën kërkon kohën e caktuar. Mos u nxitoni dhe merreni jetën si  t’ju vijë.
 
5. Pranoni fajin
Nëse në martesë ju fajësoni vetëm partnerin tuaj, atëherë kjo do çojë në krijimin e problemeve. Në martesë duhet edhe të pranoni nëse e keni gabim.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379