INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë duhet të dini rreth seksit oral

Çfarë duhet të dini rreth seksit oral

Publikuar më: 15:13 28-08-2017

Togfjalëshi “seks oral” është kaq shokues për disa njerëz, sa një pjesë e juaja komentuan të habitur kur kërkuam mendime mbi këtë çështje në faqen tonë në Facebook. Pavarësisht kësaj, të gjithë duam të dimë këshilla, përgjigje për pyetjet që kemi dhe mbi të gjitha të zbulojmë se çfarë mendojmë meshkujt.

“ORALI I PADUKSHËM” RRIT KËNAQËSINË
Shumë femra ankohen se nuk përqendrohen dot mendërisht teksa bëjnë ose iu bëjnë seks oral. Fikni dritat! Kështu, nuk do ta shihni njëritjetrin dhe do të keni më pak arsye për t’u shpërqendruar.

HILEJA E THELLËSISË
Ja cila është këshilla që do t’i shtojë atij kënaqësinë: vendos majën e gjuhës në pjesën e sipërme të gojës, afër qiellzës. Më pas fute penisin në pjesën poshtë gjuhës.

“DJEMTË” E TIJ DUAN T’I BASHKOHEN FESTËS
Meshkujt ankohen se partneret e tyre gjatë seksit oral i injorojnë testikujt. Ndaj, ndërkohë që duart tuaja merren me penisin, thithni lehtësisht njërin nga testikujt e më pas tjetrin.

ZONA E NXEHTË
Vrima në majën e penisit është pjesa më e ndjeshme. Vendos majën e gjuhën në këtë pjesë dhe ushtro presion. Është një zonë mjaft specifike, për të cilën as ai vetë nuk e di që mund të sjellë shumë kënaqësi.

SEKSI ORAL, NJË TABU
Sipas një studimi të kryer nga 3 gjinekologë shqiptarë nga viti 1995-2002 (1097 burra dhe gra të pyetur), 73% e burrave deklarojnë se nuk kanë bërë asnjëherë seks oral me gruan, ndërsa 58% e tyre shtojnë se, ndërsa nuk e kanë bërë me gruan, kanë provuar seks oral të kënaqshëm me të dashurat.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766