INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë duhet të kemi parasysh kur marrim qenin me vete në plazh

Çfarë duhet të kemi parasysh kur marrim qenin me vete në plazh

Publikuar më: 17:30 09-07-2016

Me ardhjen e verës të gjithë e kemi mendjen te i njëjti vend, plazhi.

Por kush është pronar i një qeni i vjen keq mos të marrë edhe atë me vete. Është diçka shumë e mundur por duhet të përgatitemi mirë para se të nisemi në këtë aventurë.

Si fillim duhet të zgjidhni një dectinacion ku lejohen qentë, edhe pse është diçka paksa e vështirë pasi shumica e plazheve private nuk i lejojnë, por ka nga ato pak që janë miqësor me qentë dhe në shumicën e plazheve publike nuk është problem. 

Merrni shumë ujë të pijshëm me vete dhe siurohuni që uji të jetë minimalisht i freskët pasi qentë dehidratohen shumë shpejt në plazh dhe ata kanë nevojë për shumë ujë.

Sigurohuni që të keni një vënd në hije për qenin tuaj që mos të rrijë për shumë kohë në kontakt të drejtpërdrejtë me diellin. Mos harroni që gëzofi i tyre ia shton akoma dhe më shumë vapën. Gjithashtu merrni minimalisht dy peshqira me vete për qenin tuaj, një për ta tharë dhe një ku ai mund të qëndrojë që mos të jetë në kontakt të drejtëpërdrejtë me rërën ose me gurat.

Duhet edhe të zgjidhni ditën më të përshtatshme për të marrë qenin me vete dhe me këtë duam të themi një ditë që deti të mos ketë shumë dallgë. Edhe qeni më ekspert i notit rrezikon të mbytet nëse ka dallgë shumë të mëdha. Shumë e rëndësishme është që të mbikqyrni qenin tuaj gjithë kohës që ai mos të pijë uji deti pasi është shumë i rrezikshëm për shëndetin e tij.

Në treg mund të gjeni krem kundra diellit për qentë i cili është shumë i nevojshëm. Duhet të lyeni qentë me krem në pjesën e hundës dhe të veshëve. Këto janë zonat më delikate dhe nuk kanë shumë gëzof për t’i mbrojtur nga dielli.

Plazhi është goxha i lodhshëm kështu që lejojini qenit tuaj kohën që të shlodhet nga ekplorimi dhe lojrat. Sigurisht që kur shlodhet duhet të rrijë në hije dhe sipër një peshqiri.

Në disa moment të ditës rëra ose gurët bëhët shumë të nxehtë dhe e mira do ishte të kishit këpucë për qenin tuaj në mënyrë që të mos i digjen putrat. Gjithashtu plazhet tona nuk është se mbahen për pastërti dhe ka shumë mbetje që mund të dëmtojnë qenin tuaj. Për të qënë të sigurt merrni edhe një kuti të ndihmës së shpejtë me vete.

Pasi të keni mbyllur ditën tuaj në plazh bëni mirë që të shplani qenin tuaj me ujë të ëmbël kur ikni. Kripa e detit është e rrezikshme për lëkurën e qenit tuaj dhe nuk duhet të lejoni që ai të thahet me krip në trupë. Edhe nëse qeni juaj nuk është futur në det bëni mirë ta shpëlani prapë pasi mbetjet e rërës janë po aq të rrezikshme. 

Në fund fare do të donim t’ju këshillonim të mos e merrni qenushen tuaj nëse ajo është me mesturacione pasi do tërbojë gjithë qentë e tjerë meshkuj të plazhit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779