INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë e acaron te ai dhe si arriti Besi ta bënte për vete? Xhensila Myrtezaj flet publikisht: U tregua i zgjuar…

Çfarë e acaron te ai dhe si arriti Besi ta bënte për vete? Xhensila Myrtezaj flet publikisht: U tregua i zgjuar…

Publikuar më: 11:34 29-09-2020

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj rrëfen të pathëna nga jeta e saj, si profesionale ashtu dhe private.

Xhensila është e martuar dhe nënë e një vajze bukuroshe të quajtur Ajka, por si nisi gjithçka? Si arriti Besi t’ia fitonte zemrën? Këngëtarja tha se Besi u tregua i zgjuar duke iu afruar fillimisht si shok dhe më pas me dy cilësitë e tij kryesore: humorin dhe humanitetin, arriti ta bënte për vete.

“Ai u tregua i zgjuar se e pa që në kokën time ishte diçka tjetër që kishte lidhje me muzikën, shkollën dhe nuk isha e hapur të pranoja një gjë të re në jetën time dhe Besi u afrua si shok dhe avash avash i la vend vetes për të qenë bashkëshorti im. Besi përveç sensit të humorit ka një sens të jashtëzakonshëm humanitar”, tha Xhensila, teksa ishte e ftuar në emisionin “NIN”, me Alaudin Hamitin.

Në rubrikën “Haje ose Thuaje”, artistja u detyrua të tregojë për çfarë është nevrikosur më shumë me bashkëshortin e saj.

Xhensila tha se ishte momenti kur Besi i hëngri kosat e vajzës e saj së tyre, gjatë karantinës.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451