INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë e bën një këngë hit të suksesshme...

Çfarë e bën një këngë hit të suksesshme...

Publikuar më: 09:32 17-05-2018

Një ritëm feste ka më shumë gjasa të tërheqë publikun sesa një baladë e trishtë, edhe pse këngët melankolike po shtohen.

Të paktën kështu bën me dije një studim i fundit.

Dhe këngët e suksesshme këndohen nga këngëtaret vajza dhe sesa nga djemtë.

Gjetjet mbi trendet e muzikës u publikuan në gazetën ‘ Royal Society’ ku kërkuesit morën në analizë 500.000 këngë të publikuara në Britani gjatë viteve 1985 dhe 2015.

‘Përdorimi i emocioneve pozitive ka pësuar rënie me kalimin e viteve, dhe shenjat e vetmisë dhe izolimit janë rritur’ thuhet në studim duke iu referuar teksteve të këngëve.

‘Dhe sot-thuhet në studim,- këngët që përcjellin lumturi janë më të suksesshme, këngë që të bëjnë të kërcesh.

Po ashtu studiuesit vunë re se edhe presenca e këngëtarëve djem në muzikën pop është reduktuar në 30 vitet e fundit.

Ndërsa këngëtaret vajza janë bërë më popullore.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611