Vdekja e yllit të muzikës, George Michael erdhi si pasojë e një ataku në zemër por si duket pas vdekjes së tij fshihet dicka tjetër.
Për këtë, i dashuri i këngëtarit është marrë në pyetja nga policia pas thashethemeve që qarkullojnë së fundmi, se këngëtari mund të ketë vdekur si pasojë e ovërdozës.
Partneri i George Michael, Fai Faëaz është intervistuar nga oficerët e policisë të cilët po hetojnë të gjithë ata që kanë vizituar vilën e këngëtarit në Oxfordshire gjatë javës që ai humbi jetën në ditën e Krishtlindjes.
Michael, 53-vjeç, u gjend i vdekur në krevatin e shtëpisë së tij dhe Faëaz, i cili ka treguar se kishte fjetur në makinën e tij dhe më vonë gjeti trupin e tij, tashmë po pyetet nga policia rreth ditëve dhe orëve të fundit të Michael.