Këtë herë nuk do flasim për t’í dhënë një përgjigje asaj pyetjes që i mundon të gjithë, nëse Çiljeta ka më tepër sesa miqësi me portierin Alban Hoxha.
Për momentin e kemi lënë paksa mënjanë këtë temë sepse dje ajo që na tërhoqi vëmëndjen ishte Çiljeta e mërzitur. Miqësia mes tyre ka bërë që këngëtarja të bëhet një ndjekëse e rregullt e futbollit, ose më saktë e ndeshjeve ku është edhe miku i saj, Albani. Dje ajo është zhgënjyer sepse edhe pse ekipi kryeqytetas u përpoq shumë, nuk mundi ta fitojë kampionatin pas 26 vjetësh. Humbja e kampionatit i ka mërzitur të gjithë dashamirësit e futbollit dhe vetë lojtarët por ajo që e ka shprehur edhe më shumë mërzitjen ka qenë vetë Çili. Këtë mund të dalloni qartë në këtë foto. Por ne përsëri nuk na le kurizoiteti nëse mes dy “miqve” ka diçka më tepër. Ju si mendoni?