Foton e postuar së fundmi këngëtarja e ka shoqëruar me një Emoji të mërzitur.
Duket se vendimi i marrë së fundmi për vendet që nuk janë anëtare të BE-së të cilët para se të udhëtojnë duhet të plotësojnë një formular me të dhëna dhe të paguajnë 5 euro, e ka mërzitur Leonora Jakupin të cilës për shkak të profesionit, i duhet të udhëtojë shumë shpesh. Një pashaportë dhe një biletë udhëtimi tregojnë se Leonora është gati të udhëtojë por, jo para se të kryejë veprimin e mësipërm. “S’ka më. Me këtë pasaportë askund nuk mund të shkosh pa vizë”, shkruan ajo.