Kejvina Kthella është vajza më e përfolur në mediat rozë që në daljen e saj të parë në “Xing me Ermalin” ku nuk hezitoi të zbulonte hiret e saj dhe të paraqitej si një femër tepër sensuale.
Gjatë një loje të zhvilluar mbrëmjen e shkuar në emision me të ftuarin Muharrem Hoxha, Kejvina ka zbuluar një fakt që nuk e dinim për të. Kur gjatë lojës, erdhi radha e fotos së politikanit Eduart Ndocaj Kejvina tha: "Këtë e kam kushëri", duke zbuluar kështu edhe lidhjen e gjakut që ka me politikanin e njohur.