Alket shpesh herë është komentuar për veshjet e shtrenjta dhe për stilin e veçantë në veshje.
Mbrëmjen e djeshme moderatorja zgjodhi një stil shumë ‘casual’, me xhinse të grisura dhe me një këmishë me jakë në formë shalli.
Por teksa shihnim videon e saj në Instagram dhe admironim trupin elegant, në sy na ra këmisha që ia kemi parë më herët Zonjës së Parë të Amerikës, Melania Trump.
Këmisha me fjongo e markës “Gucci” që në vendet anglosaksone quhet “Pussy Bow”, kushton plot 1100 dollar.
Moderatorja e ka kombinuar këmishën me një palë këpucë të bukura “Gucci” në po të njëjtën ngjyrë, që kushtojnë 695 dollarë.