INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë e lidh Encën me Khloe?

Çfarë e lidh Encën me Khloe?

Publikuar më: 12:53 09-04-2016

Vajza e 1 million ndjekësve në Instagram, sapo ka sjellë për publikun vajzën “Dreq”.

Edhe këtë herë, Enca  ka ardhur mjaft provokuese në klipin e ri dhe si pasojë nuk i janë kursyer kritikat. Por ajo di t’i përballojë më së miri ato duke i kaluar me një buzëqeshje.  Mbretëresha e Instagram-it, këtë herë ka rënë në “grackën” e rubrikës “gjeni ndryshimin”.

Ashtu si Khloe Kardashian, aktualisht prezantuese e show-t të saj “Kocktails With Khloe’, e cila ka pozuar e “zhytur” në një gotë martini, edhe Encën e shohim në një imazh të ngjashëm në klipin e fundit.  Më parë këngëtarja ishte krahasuar me motrën tjetrën Kardashian, Kim-in, por pamja në klip këtë herë, e lidh automatikisht me Khloe që për hir të së vërtetës ka qenë ajo që e ka shfrytëzuar e para këtë detaj. Megjithatë, pasi të keni shijuar pamjet  ju mbetet të zgjidhni midis koktejlit me emrin “Enca” dhe atij me emrin “Khloe. ” 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223