Rita Ora ka ekspozuar dekoltenë e saj të bollshme teksa mbante veshur të brendshme të tejdukshme me dizenjo limoni.
Ka qenë e gjitha në funksion të reklamës për fushatën 2016 të markës italiane të veshjeve intime, Tezenis.
" Kam qenë gjithnjë fanse e markës duke veshur gjërat e tyre. Të isha imazhi i saj ka qenë ajo që kam dashur për shumë kohë” thotë Rita ndërsa shpreh vlerësimin për firmën në fjalë. “Të vishem me Tezenis më bën të ndihem konfidente, komode dhe e bukur”, ka përfunduar ajo. Keni shtrembëruar gjithmonë fytyrën sa herë që bëhej fjalë për limonat? Pas reklamës së Ritës, jemi të sigurt që do ta ndryshoni perceptimin për këtë frut.