Elena Lika është një ndër modelet më të kërkuara të momentit në Shqipëri. Fillimisht e njohëm të gjithë nga Big Brother, por gjëja që ajo di më së shumti të bëj më mirë është modelingu. E kemi parë në mjaft fotosesione e në shumë foto të shkrepura nga fotografi i mirënjohur Endrit Mërtiri i cili i ka nxjerrë në pah bukurinë e saj.
Ajo vazhdimisht guxon edhe hedh foto ku shfaqet pa makeup, ku duhet të theksojmë se ajo është e bukur edhe pa tualet apo filtra. Elena nuk ka frikë që t’i shfaqë ‘defektet’ që ka, që vetëm defekte nuk janë, pasi ato e kanë zbukuruar më shumë modelen. E kemi fjalën për qukat në fytyrë. Ajo para shumë kohësh ka publikuar një foto ku shfaqet vetëm me ujë dhe sapun.
Një foto afërisht të tillë e ka publikuar edhe këngëtarja e njohur Ariana Grande, e cila ishte pjesë e kopertinës së revistës më të madhe të modës ‘Vogue’. Ashtu si Elena, Ariana shfaqet me qukat e saj në fytytrë dhe vemë re që kanë të njëjtën hundë, buzë edhe dhëmbë.
Elena dhe Ariana duken si dy pika uji në këtë foto.