Performanca e mbrëmshme e Betrix në "YFSF" ishte mjaft prekëse.
Jo vetëm për llojin e këngës por edhe pse këngëtarja ishte shumë e përfshirë emocionalisht në të. Madje në momentin kur Alketa i dha të lexojë monologun e aktores kryesore tek "Titanic", Trixa nuk e vazhdoi dot më tutje pasi nisi të qante. "Më fal sepse e kuptova që ka një histori personale pas kësaj", tha Alketa. Edhe pse këngëtarja u mundua ta anashkalonte këtë pjesë, u vu re që ka mbetur ende e lënduar nga fundi i lidhjes së saj.
Megjithatw Beatrix shkëlqeu në performimin e këngës legjendare “My heart will go on”. /intv.a/