INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë e pret fëmijën e Blac Chyna dhe Rob Kardashian?

Çfarë e pret fëmijën e Blac Chyna dhe Rob Kardashian?

Publikuar më: 09:25 09-05-2016

Rob Kardashian dhe Blac Chyna do të bëhen prindër.

Pikërisht ashtu, familja Kardashian më në fund do të ketë nipin ose mbesën e saj të shumëpritur që do të mbajë mbiemrin e shtëpisë. Lajmi nuk mund të mos komentohej nga djali i vetëm i Kris Jenner, i  cili nëpërmjet një postimi në Instagram për ditën e nënës tregoi se ai dhe Chyna po fillojnë një familje bashkë. Në foto shfaqej jo vetëm çifti duke u puthur, por edhe barku i fryrë i Blac Chyna. Kjo e fundit ka shkuar edhe më tej, duke deklaruar se fëmija do të quhet Karma Kardashian. Të jetë vallë ky emër i rastësishëm apo një lloj hakmarrjeje ndaj familjes që kurrë nuk e deshi?

Pyesim veten si do të shkojë dhe historia në rast se Tyga dhe Kylie përfundojnë me të vërtetë bashkë. Duke i bërë llogaritë shpejt e shpejt, fëmija i Rob dhe Chyna do të ketë vëlla djaloshin King, të Tyga dhe Chyna, i cili do të ketë njerkë Kylie-n, gjithashtu hallë e fëmijës së vëllait Rob.  Një familje e lumtur dhe e çuditshme. Megjithëse e lumtur ndoshta është fjalë pak e madhe... S'duhet të jetë dhe aq e vështirë për t'ia shpjeguar një fëmijë të gjithën këtë...

Article Logic
Execution time: 0.003899097442627