INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë e shqetëson LSI-në me qeverinë e Ramë-s?

Çfarë e shqetëson LSI-në me qeverinë e Ramë-s?

Publikuar më: 11:56 01-04-2016

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është e kënaqur me punën e qeverisë për sa i përket sektorit bujqësor. Sipas LSI-së, fermerët po përballen me probleme të mëdha, edhe pse në programin e qeverisë sektori bujqësor ishte një nga prioritet e punës së saj. Edhe sot, thuajse 3 vite nga ardhja në pushtet e së majtës, LSI pjesë e koalicionit qeverisës, kërkon marrjen e masave të nevojshme për lehtësimin e kushteve të fermerëve. Për këtë qëllim, me anë të një letre drejtuar Kryeministrit Edi Rama, e firmosur nga kreut të Grupit Parlamentar Petrit Vasili, LSI kërkon marrjen e disa masave për të lehtësuar fermerët përpara se të mbërrijë piku i prodhimit bujqësor.

“Pjesa më e madhe e fermerëve nuk zotërojnë llogari bankare dhe janë larg këtyre shërbimeve, duke e parë veten padrejtësisht të përjashtuar nga e drejta e shitjes së prodhimeve”.

Gjithashtu, Vasili kërkon që të mos vendoset rregulli i pagesës së sigurimeve shoqërore për të gjithë vitin për fermerët në mënyrë që të përfitojnë nga skemat subvencionuese. Një tjetër shqetësim për LSI është dhe  orari i punës në dogana. Vasili propozon që të zgjatet orari përtej orës 20:00 siç është aktualisht, pasi sipas tij kamionët me prodhime bujqësore lëvizin përtej këtij orari. Vasili thotë se vonesat dëmtojnë cilësinë e prodhimit dhe thyejnë kontratat e dorëzimit në kohë në destinacion.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055