IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Çfarë e tërboi Ema Andrean?

Çfarë e tërboi Ema Andrean?

Publikuar më: 13:40 23-02-2016

Aktorja e njohur duket se nuk rënë për të fjetur e qetë mbrëmë.

Nuk e dimë se çfarë e shqetëson konkretisht Emën, por ama diçka e ka nevrikosur(kështu thotë dhe statusi nç Facebook) dhe jo pak.  Këtë e tregon ajo vetë nëpërmjet një statusi, ku shpreh gjithë pakënaqësinë dhe hidhërimin ndaj një populli, atij shqiptar, të cilit sipas artistes, i pëlqen dhuna. Ema nuk i kursen fjalët për një “dhunë verbale dhe fizike” të pranishme kudo. Ajo apelon për shërimin e një populli, e ardhmja të cilit, sipas saj, është “një tru i dhunuar i një fëmije të dhunuar”. Jo tamam ajo që mund të konsiderohet si një pakënaqësi e thjeshtë.

Duke gjykuar nga fjalët e saj, të cilat sulmojnë praktikisht çdo lloj dhune, nuk besojmë se gjithçka Profesoresha e Akademisë e Arteve tha, i ka parë brenda një ditë dhe thjesht ka vendosur të flasë kundër tyre. Më shumë duket se ka rënë pika që e ka bërë gotën të derdhet. Natyrisht që shpirti i një artisti është më i ndjeshëm dhe mund të bëhet fjalë thjesht për rebelim ndaj padrejtësive që vëzhgon rreth e rrotull. Ne gjithsesi shpresojmë që edhe në rast se ka ndodhur diçka konkrete, pas gjumit, gjithçka të jetë më mirë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0040569305419922