INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë është Helikobakter Pylori, si diagnostikohet?

Çfarë është Helikobakter Pylori, si diagnostikohet?

Publikuar më: 15:32 02-09-2018

Heliko bakter Pylori është një bakterie që atakon stomakun dhe zorrën dymbëdhjetë gishtore. Helico - do të thotë spirale, dhe pikërisht nga forma spirale që ka bakteri e lejon të depërtojë në mukozën e stomakut gjithashtu edhe të përshtatet me lëngjet gastrike.

H. Pylori është një nga bakteriet më të shpeshta të stomakut,që sipas   statistikave rreth gjysma e popullatës së botës janë të prekur nga ky infeksion.

Rruga e infektimit me H. Pylori është oralo-orale,dhe fekalo-orale,ndërsa rruga e marrjes së infeksionit është ushqimi dhe uji   i kontaminuar nga fekaliet. Nga kjo bakterie preken moshat   adulte kryesisht por edhe moshat pediatrike, gjithashtu të dy gjinitë: femra dhe meshkuj,por shpeshtësia e infektimit është më e madhe   tek femrat.

2. Shenjat dhe simptomat   më të shpeshta klinike nga H.pylori janë:

•   Nauze ose mundim – ndjenjë për të vjellur

•   Gromësirë

•   Ndjenjë e djegësimit                                                                                                                                                              

•   Ndjesi e fryerjes

•   Vjellje

•   Gjithashtu shenja të tjera   të sistemit gastrointestinal,por varësisht nga prezenca e gjatë dhe e pa mjekuar, mund të   japi shenja edhe në sisteme tjera,si pasojë e rënies së imunitetit.Shpesh   herë ndodh   që H.Pylori është prezent por nuk manifestohet me shenja klinike.

Si mund të diagnostifikohet H.Pylori?

Testet laboratorike kane rëndësi të veçantë në diagnostifikim të H.Pylori dhe qasje me terapi,gjithashtu edhe parandalim të komplikimeve:

- Titri i H.Pylori përmes testeve serologjike, ka rëndësi në fillim të identifikimit të infeksionit,por nuk ka rëndësi gjatë trajtimit ose edhe pas trajtimit të H.Pylori,pasi që antitruptat do qëndrojnë gjatë pozitiv,me muaj ndoshta edhe me vite.

3. - Urea Breath H.pylori,Carbon - 13 (testi i ureazës përmes frymëmarrjes), njihet edhe si testi i artë për diagnostifikim të H.pylori por edhe ndjekje gjatë/pas trajtimit,pasi që koncentrimi i karbonit të markuar është i lartë ose testi rezulton   pozitiv vetëm nëse është prezent ureaza në stomak/lukth,reaksion ky që është i mundshëm vetëm kur kemi prezencë infeksioni me H.Pylori në shumë raste H.Pylori ka rezistencë në terapi,dhe egzaktësinë më të madhe e ka testi i ureazës përmes frymëmarrjes,prandaj në vendet e zhvilluara ndjekja në vazhdim e H.Pylori bëhet përmes këtij testi,i cili ka   disa   rregulla   paraprake : pacienti duhet të jetë esëll ,të mos ketë përdorur terapi për një kohë të caktuar para bërjes së testit,etj për të pasur një rezultat sa më të saktë.

- Antigjeni në feces, ka vlerë sidomos pas trajtimit me terapi për H.Pylori, dhe nëse është fillimi i infeksionit me H.Pylori sidomos në stade të hershme.

- Biopsia përmes endoskopit,bëhet nga ana e gastroenterologut.

Komplikimet e H.Pylori janë: ulçera gastrike, ulçera peptike, gastriti, më rrallë

edhe tumori i stomakut,etj.

Trajtimi bëhet nga ana e mjekut gastroenterolog me   kombinimin e terapisë:   antimikrobike me inhibues të pompës protonike,gjithashtu edhe dieta ushqimore.

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441