INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë është mikro tradhëtia dhe si të kuptoni që lidhja po shkon drejt fundit

Çfarë është mikro tradhëtia dhe si të kuptoni që lidhja po shkon drejt fundit

Publikuar më: 13:22 01-03-2017

Sa besim keni tek partneri juaj?


“Mikro tradhëtia” është një term i ri, i cili ju rreferohet gjithë mënyrave që partneri juaj mund të tradhëtojë, por jo fizikisht. Mikro tradhëtia konsiderohet si një tradhëti emocionale, e cila më pas mund të kalojë në atë fizike. Por, a është ajo e pranueshme?

 

Rastet kur është e pranueshme

Kur flirtoni paksa me të tjerët është e shëndetshme për lidhjen tuaj. E vështirë ta pranoni ndonjëherë, por kur filloni të njiheni me dikë, pjesa tjetër e botës nuk kthehet në hi. Nuk ka rëndësi sa jeni të dashuruar me personin përkrah jush, gjithmonë do jetë dikush tjetër që mund të ndjeni tërheqje.
Ajo që ka rëndësi është si silleni me të. Kur bëhët fjalë për mikro trashëtinë nuk ka standarte të dyfishta. Për shembull, nëse bëni një shaka për jetën tuaj seksuale më një koleg të punës, nuk mund të mërziteni nëse partneri juaj bën të njëjtën gjë. Mikro tradhëtia është e pranueshme kur silleni në një mënyrë miqësore me palën e tretë pa e vënë në rrezik lidhjen tuaj.

Sa herë që i dërgoni atij personi një mesazh paksa flirtues, imagjinoni sikur partneri juaj ta lexonte atë. Nëse mendoni se nuk do i pëlqente, atëherë do bënit mirë të mos e dërgonit.

Kur mikro tradhëtia është në pikpyetje

Mikro tradhëtia është e diskutueshme kur ju i mbani të fshehta njëri-tjetrit. Nëse i thoni të dashurës tuaj se po dilni me shokë ndërkohë që jeni edhe me shoqe, përse po e gënjeni? Sigursith që nuk ka asgjë të keqe të dalësh me seksin e kundërt, por lind pyetja: “Përse është e nevojshme ta fshehësh këtë fakt nga personi tjetër?”. Ndoshta sepse parneri juaj nuk e pranon diçka të tillë apo sepse bëhët shumë xheloz pa ndonjë arsye të fortë? Sido që të jetë kjo le vend për diskutim.

Kur mikro tradhëtia nuk është e pranueshme kur…

Mikro tradhëtia nuk është e pranueshme kur jeni duke folur sërish me e ish –të dashurin tuaj. Nuk ka rëndësi sa mirë janë marrëdhëniet tuaja, nëse vazhdoni ta takoni apo të kaloni kohë kjo hap vend për të ndezur sërish ato zjarret e shuara. Nëse flisni dhe takoheni sërish me ish të dashurit tuaj pa djeninë e personit të zemrës atëherë po kaloni pak nga pak nga mikro në makro. Bëni kujdes!

Article Logic
Execution time: 0.0036351680755615