INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë është Sizzurp, pija që mund t’i kushtojë jetën reperit Lil Wayne

Çfarë është Sizzurp, pija që mund t’i kushtojë jetën reperit Lil Wayne

Publikuar më: 11:44 22-01-2016

Pavarësisht se gati humbi jetën 3 vjet më parë, Lil Wayne i është kthyer zakoneve të vjetra.

Reperi amerikan ka filluar që të konsumojë sërish një pijë të rrezikshme, të quajtur Sizzurp, të cilën e ka gjithmonë në duar dhe duket se nuk e merr mundimin as ta fshehë. Sizzurp, e njohur ndryshe si pija lejla, është e përbërë nga karamele Jolly Rancher, pije e gazuar, si dhe shurup për kollën. Megjithëse nuk përmban substanca narkotike, kjopije është shumë e rrezikshme dhe jep efekte të menjëhershme halucinante euforike. Këngëtari 32 vjeçar i është rikthyer asaj pak muaj më parë dhe burime pranë TMZ bëjnë me dije se Wayne po e konsumon jashtë kontrollit duke e vënë sërish jetën e tij në rrezik pa e vrarë aspak mendjen. Tre vjet më parë ai u shoqërua në spital pas një sërë infarktesh të cilat erdhën si pasojë e kësaj pijeje e cila është një variacion droge. 

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768