INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë është

Çfarë është "uria emocionale" dhe si ta ndaloni

Publikuar më: 11:39 29-03-2017

Termi uri emocionale mund të mos jetë i dëgjuar nga të gjithë.

Sigurisht duke përjashtuar studentet e psikologjisë dhe të puneve sociale. Bëhet fjale me një term që pas studimeve të njëpasnjëshme në Michigan u kërkua të bëhej pjesë e fjalorit psikologjik.

Çfarë është uria emocionale ?
Ky term ka të bëjë me një gjendje psikologjike. Të ngrënit në mënyrë të tepruar dhe të pakontrolluar e ndryshon raportin që ne kemi me ushqimin. Sigurisht që bëhet fjalë për një ndryshim të shëndetshëm. Individët të cilët kane perjetuar ankth apo stres kohëve të fundit, do e ndjejnë. Është një dëshirë e tepëruar për të ngrënë edhe pa qënë i uritur. Nuk bëhet fjalë për një përzgjedhje të ushqimeve. Por veç konsumim i vazhdueshëm i gjërave të ndryshme. Flasim për uri të panevojshme fiziologjikisht.

Nga se shkaktohet uria emocionale ?
Jane ndjenja psikologjike dhe shpirtërore që e bëjnë të jetë e pranishme. Pas përjetimit të një situate jo të kënaqshme priremi të abuzojmë me ushqimin. Psh, kur sapo jeni ndarë nga partnerija keni tendencën të konsumoni shumë ushqime. Ose në sezon provimesh, kur nga ankthi hani Çfarë të dalë përpara. Përmendim gjithashtu ndikimin e divorcit të prindërve. Ndryshimit të një ambjenti apo largimin e një të afermi.

Kush e përjeton më shumë urine emocionale ?
Nuk mundemi të ndajmë një target grup. Bëhet fjalë për të gjitha grupmoshat në varësi të shkaktarit. Por nuk duhet mohuar fakti, që më të prirur janë fëmijet 8-12 vjeç dhe adoleshentët. Logjikimi ndaj një situate apo ndjesie, e ben një person të dorëzohet apo jo para ushqimit.

Femrat apo meshkujt ?
As në këtë rast nuk i ndajmë. Studimet kanë dhënë konkluzione për grupe njerëzish të moshave të caktuara. Ndërkohë që nuk mundemi të kategorizojmë njërën gjini.

Uria emocionale, a ka efekte anesore ?
Efekte anësore sigurisht që janë të shumta. Duke filluar që nga dhimbjet në stomak. Marrje mendesh (nëse merr shumë kalori për pak kohë). Shtim në peshë. Mërzitje. Lodhje. Këputje. Shumë ose aspak energji. Në rastet kur dikush ka uri emocionale dhe e kalon këtë gjendje me ndihmën e këshillave, do të ketë neveri nga ushqimet. Bëhet fjalë për një periudhe jo shumë të gjatë kohore.

Si mund të kapërcehet ky shqetesim ?
Kur ta kuptoni që diçka nuk shkon me ju, kërkoni ndihmën e një psikologu apo punonjësi social. Nuk bëhet fjalë për hyrje në terapi, por për marrje këshillash. Kjo gjendje sigurisht që është e kapërcyeshme. Thjesht duke ndjekur udhëzime nga specialistë mund të kapërcehet ky shqetësim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381