INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë faktoi rinumërimi i votave të Lezhës për PD dhe PS?

Çfarë faktoi rinumërimi i votave të Lezhës për PD dhe PS?

Publikuar më: 14:53 12-07-2019

Hapja e 11 kutive të Bashkisë Lezhë ditën e sotme dhe mosgjetja e manipulimeve ka përplasur PD dhe PS.

Fakti që gjatë rinumërimit nuk u gjëtën më shumë vota se zgjedhjës krahasuar me procesverbalin e mëparshëm është shoqëruar me deklarata që nuk konfergojnë mes PD dhe PS.

Partia Demokratike rinumërimin e quajti një farsë. Kjo pasi siç tha Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso KQZ ka refuzuar të hap kutitë e materialeve zgjedhore ose të verifikojë listat e votuesve.

“Shfaqja është një sajesë e trashë për të mbuluar manipulimin me shifrat e pjesëmarrjes në votimet moniste të 30 Qershorit. Për të fshehur këtë manipulim, KQZ-ja refuzon të hapë kutinë e materialeve zgjedhore, kur gjendet lista e votuesve. Duke mos hapur kutinë e materialeve zgjedhore, Komisioni Qendror i Vjedhjeve eliminon mundësinë e vetme për të krahasuar votat e gjetura në kutitë e hapura me listën e votuesve në kutinë e materialeve, e cila mbahet qëllimisht mbyllur”, tha Kaso.

Ndërsa në emër të qverisë, ministrja Elisa Spiropali tha se opozita përmes rinumërimit të 11 kutive të votimit në Lezhë mori goditjen përfundimtare.

“Zgjedhejt kur Basha humbet nuk mund të konsderohen kurrësesi legjitime, por sot ata morën goditje përfundimtare. Prova më e mirë është rinumërimi i kutive në 11 qendra votimi në Lezhë. Kutitë u hapën pas ankesave dhe treguan se nuk ka pasur parregullsi”, tha Spiropali.

Partia Demokratike më parë ka akuzuar PS-në se gjatë votimeve të 30 qershorit komisionerët kanë hedhur më shumë vota se sa ka pasur zgjedhjës.

Article Logic
Execution time: 0.0033931732177734