Nëna e dy fëmijëve arriti t’i shpëtonte shpërthimit të bombës në Manchester nga celulari i saj ‘iPhone’
Bomba që përdori sulmuesi kamikaz, Salman Abedi nuk ishte si të zakonshmet, por ishte e pajisur me gozhda, në mënyrë që gjatë shpërthimit të lëndoheshin sa më shumë persona. Kështu, një prej copëzave të metalit iu drejtua Lisa Brigdett, por për fat të mirë, smartphone-i i saj arritita mbronte.
45-vjeçarja tregon se po fliste në telefon në momentin e shpërthimit, dhe gozhdat mund ta kishin kapur në fytyrë, por ato kapën telefonin e saj.
Për fat të keq, asaj iu këput njëri prej gishtave me të cilët mbante telefonin në vesh.
Bashkëshorti i saj Steve, thotë se gruaja e tij është shumë me fat që është gjallë.