Samanta tashmë është njëra ndër këngëtaret më të përfolura në showbizz.
Publikun që e bëri për vete me atë ëmbëlsinë e saj, vazhdon ta ketë ende besnik edhe pas shndërrimit në femër fatale. Që këngëtarja filloi të ishte gjithnjë e më tepër e rezervuar për jetën e saj private, këtë e kishim kuptuar. Por tani, 26 vjeçarja ka filluar të tregohet po aq e rezervuar edhe përsa i përket jetës artistike si në këtë foto të shkrepur në një studio regjistrimi. Këtu lind pyetja se pse e ka mbuluar këngëtarja e hitit “ Ti s’e din se”, fytyrën e bashkëpunëtorit të radhës me kokën e një zogu? Mos ndoshta ky i fundit simbolizon edhe titullin e këngës më të re të këngëtares?!