INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë fshehin meshkujt në njohjet online? Femra, hiqeni kuriozitetin!

Çfarë fshehin meshkujt në njohjet online? Femra, hiqeni kuriozitetin!

Publikuar më: 12:59 25-04-2017
Kohët e fundit  shumica e njerëzve përdorin rrjetet sociale për të njohur dikë.
Ekspertët në këtë artikull kanë vënë në dukje çfarë bëjnë më konkretisht meshkujt gjatë njohjes  online . Për më tepër, sipas intv.al  ja cilat janë disa nga gjërat që fshehin:
 
1. Ai përputhet me tipin tuaj, por nuk ju dërgon mesazhe
Gjatë një njohjeje duhet që të dy të  bashkëpunojnë për të nxitur më shumë bisedën. Nëse nuk ka të njëjtin interes, nuk ja vlen të vazhdoni më këtë. Edhe ai e di që ju shkoni si tipa, por e ka të vështirë që t’ju dërgojë shpesh mesazhe.
2. Bëjnë plane të paqarta
Meshkujt nuk janë të sigurt për atë që duan. Pasiguria bën që ata, të shfaqin një figurë jo të mirë te personi që po komunikojnë. Kjo gjë  i bën ata,sipas intv.al që mos të përcjellin besimin te tjetri.
3. Nuk ju pyet  për profilin tuaj
Kjo gjë është e shpehtë te meshkujt. Femrat janë më të prirura të investigojnë mbi mashkullin që po njohin, ndërsa meshkujt janë më indiferent ndaj kësaj gjëje. Ata përcjellin më shumë besim te vetja duke u sjellë në këtë mënyrë.
4. Përgjigjet e tyre  nuk janë optimiste
Gjatë komunikimit, meshkujt nuk janë ëndërrimtarë si femrat. Ata i shohin gjërat më ftohtë dhe nuk idealizojnë me situatën që ndodhen. Atyre i pëlqen të qëndrojnë me këmbë në tokë.
5. Shprehen më lirshëm
Të thuash atë që ndjen nuk ka asgjë të keqe, por duhet të dish se me kujt po ja thua. Ndoshta personi që po komunikoni  i ka siklet disa tema, ndërsa meshkujt nuk e mendojnë gjatë këtë gjë. Mjafton që ata të shprehin gjërat që duan.
6.  Dërgojnë foto të nxehta
Meshkujt  janë më të prirur të dërgojnë foto të nxehta personit që po komunikojnë. Në disa raste, sipas intv.al ata duke bërë këtë gjë, e humbasin kontaktin sepse shfaqin shenja jo serioze me atë që flasin.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0040428638458252