INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë fshihet pas dorëzimit të bujshëm, flet nipi i Balilit: Nuk do reagonte me armë [FOTO]

Çfarë fshihet pas dorëzimit të bujshëm, flet nipi i Balilit: Nuk do reagonte me armë [FOTO]

Publikuar më: 23:10 15-01-2019

Kryetari i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, njëkohësisht nipi i “Eskoparit të Ballkanit” ka rrëfyer sot disa detaje të rëndësishme nga momenti i dorëzimit të Klementit në polici.

Kryebashkiaku i Delvinës tha për emision “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga se, Klement Balili është vetëdorëzuar, dhe pikërisht në këtë moment, pasi dosja e tij është plotësuar me letërporositë e ardhura nga Greqia. Sipas tij, ka qenë vetë ai negociatori midis Balilit dhe kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

“Është vetëdorëzuar, unë kam bërë negociata me drejtorin e policisë bashkë me xhaxhain dhe kemi shkuar në zyrë. Që në datën 10 janar kanë nisur negociatat. Ai është shprehur edhe më parë që kur dosja të kompletohet dhe të shkojë në gjykatë, ai do të dalë para drejtësisë. Nuk ka shans të reagonte me armë”, deklaroi Rigels Balili.

Lidhur me vendin ku ishte fshehur “Eskobari i Ballkanit”, Rigelsi pohoi se nuk ka pasur kohë që ta pyeste.

“Unë bashkë me xhaxhain tim kemi folur dhe kemi negociuar. Nuk i ka vënë kushtet policisë Klementi, sepse i vë policia kushtet dhe jo ai, por ai ka bërë kërkesat e tij para se të dorëzohej. Unë e kam marrë në makinë dhe e kam dërguar deri në një vend, diku jashtë Delvine, dhe më pas e ka marrë drejtori i policisë dhe unë nuk jam marrë me asnjë procedurë më tej”, ka pohuar më tej kryebashkiaku i Delvinës.

hr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277