Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për njërën nga mediat ndërkombëtare, Dua Lipa ka zbuluar edhe një detaj interesanht të cilin me siguri nuk e dinit.
Këngëtarja, për BBC në Angli ka folur veçanërisht për një kujtim. Ajo ka rrëfyer se mban gjithnjë me vete një varëse të cilën e ka dhuratë nga gjyshja, madje e ka përdorur atë edhe në njërin prej klipeve të saj. Që në momentin kur e mori, Lipa nuk e heq më nga qafa pasi thotë se i sjell fat ashtu siç i kishte sjellë gjyshes së saj.