Arilena Ara do të na përfaqësonte këtë vit në Eurovision 2020 me këngën “Fall from the sky”, por për shkak të pandemisë së koronavirusit, ky festival u vendos të mos mbahej këtë vit. Organizatorët kanë vendosur që festivali të mbahet vitin tjetër dhe do të jenë vetë shtetet që do të zgjedhin nëse duan të konkurrojnë me të njëjtin artist apo artist të ri. Ndërkohë Arilena Ara së fundmi publikoi klipin e këngës konkurruese “Fall from the sky”, një klip që fsheh një kuptim të veçantë. Në një intervistë për kanalin në Youtube të Eurovisionit, Arilena tregon pse e mori vendimin ta mbante këngën anglisht dhe çfarë fshihet pas klipit.
“Shaj” ishte bërë fillimisht në anglisht dhe pastaj e kthyem në shqip. E kam pëlqyer shumë që kur e dëgjova për herë të parë. Jam shumë e lumtur që morëm vendimin ta mbanim në anglisht sepse gjithmonë kam dashur të përcjell tek ju ndjesinë që pata kur e dëgjova për herë të parë. Koncepti i klipit “Fall from the sky” është i thjeshtë dhe i pastër. Doja të shfaqja ndjenjat e mia, por në kët video mund të shihni tranzicionin nga Arilena e pafajshme në Arilenën e “çmendur”-u shpreh Arilena.