INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë fshihet pas

Çfarë fshihet pas "Limonadës" misterioze të Beyonce?

Publikuar më: 12:46 18-04-2016

"Lemonade", kështu quhet projekti me i ri i Beyonce, të cilin rrjeti televiziv HBO e ka paralajmëruar përmes një traileri 60 sekondësh.

Në video artistja 34-vjeçare shfaqet e mbështetur tek një makinë, teksa në mendje i vijnë të tjera imazhe të vetes në lokacione të ndryshme. Skena të cilat mendohen të jenë pjesë e klipit të rradhës të Beyonce. Madje thuhet se albumi i ri i këngëtares do të shoqërohet gjithashtu edhe nga një film për të cilin fansat kanë kohë që flasin. Në trailer Beyonce përmend shprehje të tipit "E shkuara dhe e tashmja po presin të na takojnë" apo "Ti je dashuria e jetës sime". Shprehje këto që me dëgjim të parë të japin pershtypjen se ky singëll i ri i quajtur "Lemonade" i dedikohet Jay Z, sigurisht në stilin e rafinuar të Queen B. Megjithatë këtë do ta marrim vesh të sigurtë më 23 prill!

Article Logic
Execution time: 0.0039091110229492