INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë fshihet pas ndarjes së Johnny Depp dhe Amber Heard?

Çfarë fshihet pas ndarjes së Johnny Depp dhe Amber Heard?

Publikuar më: 13:48 26-05-2016

Pas lajmit se Amber Heard dhe Johnny Depp u divorcuan dhe kanë filluar të dalin në dritë detajet e para.

Me pak fjalë, duket se familja Depp e urrente bashkëshorten e re të Johnny. Nga i pari te i fundit, dy fëmijët e tij adoleshentë, dy motrat e tij si dhe mamaja Betty Sue Palmer, asnjë nga këto nuk e duronte dot aktoren Amber Heard. Ata mendonin se Heard e trajtonte artistin 51 vjeçar shumë keq dhe gjithçka donte nga ai ishte fama për t’i dhënë një shtysë karrierës së saj. Çka duket dhe më tronditës është fakti se Amber bëri kërkesën për divorc vetëm dy ditë pasi mamaja e Johnny ndërroi jetë. Tani ata janë në luftë për pasurinë e tij 400 milionë dollarëshe pasi çifti nuk kishte firmosur kontratë paramartesore.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779