INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë fshihet pas protestës së jelekverdhëve në Francë

Çfarë fshihet pas protestës së jelekverdhëve në Francë

Publikuar më: 14:40 07-01-2019

Protestuesit francëzë të ashtuquajtur jelekverdhët vijojnë të jenë të pakënaqur nga politikat e presidentit Macron. Për të tetën javë radhazi ata i janë rikthyer manifestimeve në rrugët e Francës .Më shumë se 4000 njerëz iu bashkuan protestës në Paris ndërsa policia përdori gazlotsjellës për të shpërndarë turmën. Në bulevardin Saint Germain iu vu flaka motorcikletave dhe makinave.

Përplasje midis policisë dhe protestuesve u regjistruan edhe në qytete të tjera franceze.

Protestës i janë bashkuar me qindra gra të cilat kanë veshur jelekët e verdhë.

Në Tuluzë, në jug-perëndim, manifestuesit kanë sfiduar me pankarta si “të diskriminuara, të zemëruara, gratë në radhë të parë”. Dhe kanë kënduar. “Macron ke mbaruar, vajzat janë sheshi…”.

Por duket se pas lëvizjes së jelekverdhëve do të lind një parti e re në Francë.

Ish zëdhënsja e protestuesve Jacline Mouraud është shprehur se është duke punuar për të krijuar një lëvizje rë re politike. Sipas saj objektivi i partisë është një reformë e madhe fiskale dhe rikthimi i reformës sociale në agjendën politike.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164