INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë grimi duhet të përdorni për sytë ngjyrë kafe

Çfarë grimi duhet të përdorni për sytë ngjyrë kafe

Publikuar më: 14:43 05-05-2017

Perzgjedhja e ngjyres se duhur eshte po aq e rendesishme sa edhe zgjedhja e teknikes se duhur.

Ajo mund te sjelle nje ndryshim te madh ne syte tuaj dhe me te vertete mund te theksoje ngjyren e tyre kafe. Doni te dini se cila ngjyre ju pershtatet me shume me ngjyren kafe te syve tuaj?

Hije te thella blu dhe kafe, blu ne gri, vanilje, hije te purpurta dhe vjollce do te ishte zgjidhja me e mire per sy kafe.
Ju mund te perdorni dy ose tre tone (ngjyra) por tre tone duken me mire.
Tonet e ndryshme ne metalike – metalike ne ar, bronzi, kafja ndihmojne syte kafe te dalin me terheqes.
Hije te lehta i bejne syte tuaj te duken natyrale, ndersa hije te erreta do te bejne qe syte tuaj te duken me te lodhur. Por menyra me e mire per te gjetur ate qe ju shkon me shume eshte thjesht te eksperimentoni.

78631487.jpg


Modele per ngjyren e syve
- Per te trukuar sy kafe ne zonen pop-up, zgjidhni nje ngjyre te linjes se erret me nje hije qe perputhet me mire me hijen e syve tuaj. Vijezimi me tonet blu apo kumbull me hijet ne blu dhe te purpurte do te duken me te natyrshme po te aplikoni laps ne minimum, vetem per tu dukur bukur konturi i syrit ose te aplikoni rimel ne vend te lapsit. E kafja e thelle, kumbulla dhe bluja ne gri jane nje alternative e mire.


Nese keni sy kafe, ju keni shume opsione kozmetike per te zgjedhur:
- Kur ju aplikoni tonin mbi sy, ju duhet te mbani parasysh nje rregull te thjeshte – ngjyrat e lehta te nxjerrin ne pah dhe i bejne syte me te medha, ndersa ngjyrat e erreta bejne konturet dhe zvogelojne syte. Duke ndjekur kete rregull te thjeshte ju mund te kombinoni lapsa te erret dhe pluhura te shndritshem per te theksuar syte tuaj kafe me vijezim te zi dhe vetulla te erreta e tone te shndritshem per tu aplikuar mbi qepalla.

78631436.jpg
Per te terhequr vemendjen me syte tuaj, duhet te mbani pjesen tjeter te fytyres, buzet dhe faqet me ngjyra neutrale. Kjo ju ndihmon qe vemendja te perqendrohet ne syte tuaj.
- Per te pasur sy te ndriçuar dhe ngjyre kafe te hapur, syte duhen te luhen ne menyre sa me natyrale. Per kete aplikojme hije te lehta si shampanje, roze te ndricuar dhe kafe e lehte.

Ngjyrat neutrale per sy kafe
Nese ju doni qe syte tuaj kafe te duken neutrale, ju duhet te perpiqeni me ngjyra neutrale te tilla si kafe, bezhe, pjeshke, etj. Kur zgjedhni lapsin e syve, ju mund te shkoni me kafe te erret per nje look natyral dhe laps i zi per tone me te forte.

Si te aplikoni ngjyren e vetullave per sy kafe
Ju mund te eksperimentoni me boje per vetullat me ngjyre qe te theksojne ngjyren e syve tuaj kafe. Boje per vetulla blu e erret ne te zeze eshte nje alternative e mire.
Si ngjyra natyrale e qerpikeve tuaj, ju mund te perdorni boje te zeze per vetullat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042960643768311