INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë historie frymëzuese! Konkurrenti i “Për’puthen” rrëfen si e humbi këmbën në aksident: “Dështimi më i madh në jetë është dorëzimi …”

Çfarë historie frymëzuese! Konkurrenti i “Për’puthen” rrëfen si e humbi këmbën në aksident: “Dështimi më i madh në jetë është dorëzimi …”

Publikuar më: 11:31 18-09-2021

Sapo të njiheni me historinë e tij, do e kuptoni vërtet se historia e tij është mjaft frymëzuese dhe në këto ditë na duhet vërtet pak frymëzim.

Bëhet fjalë për Nik Sherrin, i cili është një nga konkurrentët e rinj të sezonit të tretë të “Për’puthen”. Ai është 30-vjeç dhe ka lindur në Mirditë, por që jeton në Tiranë. Ai që në hyrje ra në sy për qetësinë dhe edukatën.

Ai tashmë është i angazhuar si trajner personal dhe di vetëm t’ja dalë në jetë.

Pas një aksidenti me makine Niku kishte humbur këmbën, të cilën sot ia zëvendëson proteza. Pavarësisht kësaj ai nuk është dorëzuar për të ndjekur ëndrrat e tij.

“Unë mendoj se duhet të ngrihemi në diçka tjetër, kështu ishte edhe aksidenti ku unë fatkeqësisht humba këmbën. Nga ai aksident unë fillova më shumë stërvitjen sepse nëse mungon diçka ne ngrihemi në diçka tjetër, shembull në rastin tim të kem një trup të mirë fizikisht që të mos vihemi re shumë nga defektet që kemi”, ka thënë Niku.

“Dështimi më i madh në jetë është dorëzimi, nëse dorëzohesh ke marr fund. Gjithmonë duhet t’i bësh ballë çdo lloj situate. Çdo gjë ka zgjidhje mjafton të kesh vullnet dhe çdo gjë e kalon”.

Article Logic
Execution time: 0.0030088424682617