INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë i bashkon Ramën, Enverin dhe Fan Nolin? [FOTO]

Çfarë i bashkon Ramën, Enverin dhe Fan Nolin? [FOTO]

Publikuar më: 14:49 11-03-2017

Postimi i fundit i bërë viral në rrjetet sociale është ky paradoks që ndodh në Shqipëri.

Dikush shkruan:

“Me inaugurimin e qendrës “Toptani” shtohen mundësitë për Turizëm të tipit të ri: Turizëm Makbethian.

Përfytyroni: Autobusi me turistë e nis nga hoteli “Plaza” me shoqëruesin që shpejgon: “Kjo ëhstë qendra Toptani, Esat Toptani u vra në 1920 në Paris.

Pas dy munitash: “Ky është sheshi Avni Rustemi. Rustemi ishte ai tipi që vrau Esatin.  

Pas 5 minutash: “Ky është BUlvardi Zogu i I” Ahmet Zogu ishte kushëri me Esatin dhe vrau Avniun për t’u hakmarrë.

Pas 5 minutash: “Ky është sheshi Fan Noli. Fan Noli ishte prift, por kur Ahmet Zogu vrau Avniun, bëri revolucion dhe mori pushtetin. Ahmetin e dëbuan dhe e dënuan me vdekje në mungesë. Veçse Ahmeti u kthye pas 6 muajsh, mori pushtetin, u bë mbret dhe dënoi Fan Nolin me vdekje në mungesë. Fan Noli iu kthye punës së priftit.

Pas 2 minutash: “Kjo ëstë Piramida. Muzeu i Enverit që mori pushtetin dhe shpalli Avniun dhe Nolin heronj, kurse Esatin dhe Ahmetin armiq. Kjo histori vazhdoi 45 vjet.

Kthen kokën nga ana tjetër: “Kjo është qeveria dhe kuvendi i Shqipërisë. Këta i ranë shkurt, i shpallën Esatin, Avniun, Ahmetin dhe Nolin, të gjithë heronj. Kurse Enverin e shpallin 8 vjet hero dhe 8 vjet armik.

Dhe kështu mbaron me happy end historia e Shqipërisë së pavarur.  

Untitled.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605