Ajo është një ndër emrat më të njohur të ekranit shqiptar dhe po t’i hedhim një sy Instagramit të saj do të shohim se kjo verë ishte e mrekullueshme. Bëhet fjalë për Liberta Spahiun e cila është komentuar shumë për një lidhje të mundshme me Flor Mumajesin, por ditët e fundit po qëndron në kontinentin aziatik nga ku na ka dhuruar disa foto të bukura nga pushimet e saj luksoze.
Në fotografitë e fundit të publikuara në llogarinë e saj personale në Instagram, Liberta ka treguar se ndodhet në Macao
Por prezantuesja së fundmi vjen me disa fotografi të reja, ku shihet në një kazino e ku shkruan: Cka i bon njeri vetit, si bon kush i hupa edhe qato 100,000 $ t’fundit e hajt Sa here ne jete keni hup pare ne casino???
Vërtetë të ketë humbur 100 mijë dollarë apo ishte thjesht sa për përshkrim fotoje?