Pas një periudhe të gjatë pa projekte të reja muzikore, Alban Ramosaj e kemi parë të jetë mjaft aktiv me foto e video në Instagram të pushimeve të tij.
Së fundmi Albani na ka treguar se do të kalojë disa ditë të pushimeve të tij në barcelonë me disa prej vajzave më të komentuara të showbizz-it, nga motra e tij Beatrix e deri tek modelja e njohur Oriola Marashi.
E teksa ka qenë rrugës për në Barcelonë, albani është takuar në aeroport me këngëtaren shqiptare Eleni Foureria.
Sigurisht Albani nuk e ka humbur shancin për të shkrepur një selfie me Elenin dhe duke shkruar:
"Shihni kë takova, zonjën Fuego!"
<