Ndarja e Robertit me Norën akoma nuk është harruar. Ata treguan në fund të kësaj vere se gjithcka kishte marrë fund por për hir ta vajzës gjithmonë do të ishin të gatshëm për njëri-tjetrin.
Së fundmi burime nga ‘Prive’ kanë arritur të sigurojnë disa foto të Norës në shoqërinë e Robertit. Ato janë parë në aeroportin e Shkupit së bashku me Era Istrefin dhe Dj Red. Nora dhe Roberti vazhdojnë të shoqërohen me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes, duke treguar kështu se një dashuri fare mirë mund të kthehet në shoqëri.