INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë i frikëson meshkujt sipas shenjës së horoskopit

Çfarë i frikëson meshkujt sipas shenjës së horoskopit

Publikuar më: 12:20 20-04-2017

Meshkujt kanë komplekset, frikërat dhe pikat e tyre te dobëta.

Prandaj nëse do të zbulosh se çfarë i tremben më shumë meshkujt e shenjave të ndryshme të horoskopit, po u sjellim analizën e çdo shenje në këtë artikull.

DASHI (21 Mars – 20 Prill)

Dashi është gjitnjë në përpjekje dhe lëvizje për të qënë i pari dhe më i miri në çdo fushë që për atë ka rëndësi. Dhe pikërisht këtu fshihet edhe frika e tij më e madhe: të mos jetë i zoti dhe mos t’ia dalë mbanë me punën apo me jetën e tij private.

Dhe ti bësh dashit pyetje të tipit: “Ti a je si sigurt se gruaja jote të do?”, “Me të vërtetë mendon se do t’ia dalësh mbanë” do të thotë ta prekësh atë ne pikën me të dobët pasi ai nuk mund ta pranojë dështimin apo mos suksesin në jetën e tij, në çfarëdo lloj sfere. Prandaj, nëse do ta bësh për vete këtë shenjë apo të pajtohesh pas një grindjeje, viji atij në dukje se sa shumë e vlerëson dhe ai do të motivohet tej mase.

DEMI (21 Prill – 20 Maj)

Demi nuk mund të jetojë dot pa mirëqënie dhe paratë janë shumë të rëndësishme për të. Pikërisht frika për të mbetur pa para dhe pa stabilitet ekononik është edhe frika më e madhe e meshkujve të kësaj shenje.

Atë e çmend ideja e ndonjë ndryshimi radikal që do të prishë qetësinë e tij. Prandaj, për ti larguar frikën, mbaje ngrohtë dhe bëji të kuptojë se në të ardhmen nuk do të ndodhë asnjë katastrofë.

BINJAKËT (21 Maj – 20 Qershor)

Meshkujt e shEnjës së Binjakëve kanë shumë besim në vetvete dhe e dinë se janë më të mirët në punën që bëjnë, por ata kanë vazhdimisht nevojë për respekt dhe nëse dikush vë në dyshim intelektin apo zotësinë e tyre, atëherë ata vihen në pozitë shumë të vështirë dhe kompleksohen.

Prandaj nëse partneri yt binjak kapet nga paniku i frikës, mundohu ta dëgjosh dhe të biesh dakort me mendimet e tij dhe bëji atij të ditur se e do dhe e respekton shumë dhe se pa të asgjë nuk do të ishte e mundur. Përndryshe binjakët demotivohen.

GAFORRJA (21 Qershor – 22 Korrik)

Meshkujt e shenjës së Gaforres i hedhin hapat përpara me shumë vështirësi dhe maten me mijëra herë duke analizuar rreziqet e ndryshme që mund ti presin. Por kompleksi i tij më i madh është që ta quash atë frikacak apo jo guximtar. Dhe nëse e bëni një gabim të tillë duke u shprehur në këtë mënyrë ashpër me gaforren, atëherë ai do tju marrë shumë inat dhe do të jetë gati të hakmerret me ju deri në fund të jetës.

Por ka një mënyrë për të shpëtuar nga kjo situatë: duke marrë parasysh se Gaforret janë shumë të ndjeshme ndaj lotëve, kërkoji falje nëse e ke akuzuar për frikën e tij dhe mos u anko para tij, pasi ai do të jetë vetë lideri ankimit.

LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)

Ndryshe nga Dashi, i cili lufton për të qënë gjithnjë më i miri, meshkujt e shenjës së Luanit janë shumë krenarë nga natyra por njëkohësisht edhe dembelë. Luani e di se është mbreti i pyllit dhe mjafton ta respektojnë për këtë pozicion superior që ka. Por nëse dikush vë në dyshim pozitën e tij, atëherë Luani frikësohet dhe bëhet i ashpër.

Gjithashtu luani ka edhe frikë nga sëmundja pasi ai duhet të jetë gjithnjë në formën më të mirë fizike. Parandaj nëse atë e kap paniku, mundohu ti vësh në pah se ai është vërtetë mbreti dhe është në formë perfekte.

VIRGJËRESHA (23 Gusht – 22 Shtator)

Meshkujt e shenjës së Virgjëreshës e kanë shumë të rëndësishme shëndetin e tyre dhe ata i kap paniku dhe frika nëse mësojnë apo dëgjojnë se janë sëmurë nga diçka, apo se nuk duken mirë fizikisht.

Prandaj, nëse partneri yt Virgjëreshë kalon ndonjë situatë të tillë dhe panikohet, bëji atij të ditur se ai është shumë mirë dhe se nuk e pret ndonjë sëmundje e pashërueshme, si dhe mos harro ta komplimentosh për pamjen e jashtme.

PESHORJA (23 Shtator – 22 Tetor)

Peshorja është shumë diplomat nga natyra dhe dëshiron gjithmonë të jetë një negociator shumë i suksesshëm dhe të vendosë urat e komunikimit dhe bashkëpunimit midis njerëzve. Por nëse ai nuk ja del mbanë, dhe aq më tepër kur konfliktet zhvillohen në familjen e tij dhe atë nuk e dëgjojnë fare, atëherë Peshorja panikohet dhe humbet vetvlerësimin.

Nëse do ta bësh për vete sërish peshoren pas një traume të tillë, atëherë bëji atij dhurata të bukura me ngjyra të çelura dhe viji në pah se “ai është më i mençuri në botë”.

AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)

Akrepi si karakter është shumë luftëtar dhe egoist dhe nuk hapet më të tjerët pasi askujt nuk i beson. Por kujt ja merrte mendje se përisht frika e tij më e madhe është që mos ta dojë askush e të mbetet vetëm...

Dhe nëse dashuron, ndryshe nga çmund ta mendojnë të gjithë, akrepi zhytet kokë e këmbë por mendimi se dashuria e tij mund të mbetet pa përgjigjie apo nëse mund ta tradhëtojnë, atë e çmend fare dhe ai do të dojë patjetër të hakmerret.

Prandaj nëse për një arsye të caktuar, ti e ke humbur besimin e tij, nuk ka zgjidhje, bën mirë mos ti shfaqesh më para syve sa të jesh gjallë.

SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Shigjetari ka në karakter që duhet të jetë gjithnjë më i zgjuari dhe më profesionisti. Ai të imponon autoritet dhe ka sipas tij gjithnjë të drejtë. Por nga ana tjetër Shigjetari është shumë optimist nga natyra dhe dëshiron të merret me punë të mëdhaja. Këtu qëndron edhe pika e tij e dobët, mos të respektohet dhe vlerësohet siç duhet dhe puna e tij të duket e pavlerë.

Prandaj më mirë mos u merr me të, lere të fokusohet atje ku dëshiron dhe të mendojë se ai ka të drejtë, pasi ta qetësosh shigjetarin apo ti mbushësh mendjen se e ka gabim, është thuajse e pamundur.

BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)

Bricjapi është shumë i dashur nga natyra megjithëse këtë nuk e tregon gjithnjë me fjalë, por me vepra dhe nëse i thua diçka të tipit: “ Ti je shumë i ashpër” atëherë e ke prekur në pikë të dobët.

Githashtu Bricjapi nga natyra është ndër bashkëshortët me të mirë dhe më besnikë. Dhe nësë atë e kap kompleksi pas një situate të tillë, bën mirë të pajtohesh sa më shpejtë me të dhe ti kërkosh falje, përndryshe frika dhe zemërimi i tij mund të kthehet në hakmarrje dhe inat ndaj jush.

UJORI (20 Janar – 18 Shkurt)

Ujori është ndër shenjat që e ka tejet të rëndësishme lirinë e vet dhe shpesh mburret se është shumë unik dhe mendjehapur.

Por Ujori nuk mund të durojë dot të privohet nga liria e tij e veprimit dhe mendimit dhe nëse dikush bën diçka të tillë, atëherë ka panikuar Ujorin, i cili për të ruajtur “lirinë e vet” është gati të arratiset. Prandaj më mirë mos u përpiq të kontrollosh shenjën e Ujorit, pasi ai nuk të fal në këtë pikë.

PESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)

Peshqit nga natyra duan të dinë gjithçka dhe nuk duhet të ketë të fshehta ta pazbuluara nga ana e tyre. Pikërisht me këtë lidhet edhe frika e tyre më e madhe: ti fshehin atij sekrete dhe ta mashtrojnë.

Prandaj nëse në një situatë të caktuar meshkujt e shenjës së peshqëve mësojnë se janë gënjyer edhe për gjënë më të vogël, atëhere lëndohen dhe preken pa masë. Por fatmirësisht, ndryshe nga gaforrja dhe akrepi, të cilët hakmerren, peshqit duan vetëm tu kërkosh falje në mënyrë të sinqertë dhe duan të binden që ju jeni penduar për gabimin.

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768