Ajo është dalluar gjithnjë si një vajzë mjaft energjike dhe që thuajse gjithçka e merr me sportivitet, por ka diçka që Bebe Rexhës i ka ardhur në majë të hundës.
Këngëtarja nuk i duron dotfemrat e showbizzit që e përdorin Snapchat-in për të bërë thjesht rolin e "pjeshkës".
"Më ka ardhur ne majë të hundës me Snapchat. Në këtë aplikacion gjej dy kategori njerëzish të famshëm. Ato vajza që thonë: " Hey, përshëndetje. Jemi këtu ne backstage dhe jam shumë e lumtur. Dhe të tjerat që nuk e përdorin vetëm për këtë gjë", thotë këngëtarja e acaruar me këtë lloj vajzash që thjesht duan të duken.