INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë i ka ndodhur Luanës?

Çfarë i ka ndodhur Luanës?

Publikuar më: 16:11 12-03-2016

Nuk e dimë se çfarë nuk shkoi siç duhet, por tashmë kemi filluar të shqetësohemi.

Bukuroshja Luana Vjollca ka plot 4 ditë që nuk ka publikuar asnjë foto në Instagramin e saj. E ndërkohë që kjo mund të jetë normale për një personazh të zakonshëm që zgjedh thjesht të vazhdojë jetën jashtë rrjeteve sociale, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për këngëtaren e “Tirana Lifestyle”. Kjo pasi ajo jo vetëm është mësuar që të marrë më të mirën nga fotot e saj, me siguri duke studiuar me kujdes deri mënyrën si dielli bie mbi të, por gjithashtu i ka mësuar ndjekësit e saj në rrjete sociale me një numër të konsiderueshëm fotosh. Ndër herët e fundit që u bë e gjallë në Insta, postoi deri në 4 foto në ditë. Dhe këtë gjë nuk e themi vetëm se rrjeti social të tregon sa ditë më parë janë bërë fotot, por edhe sepse në to bukuroshja 25 vjeçare shfaqet me të njëjtën veshje. Pra duket se është një fanse e ekstremeve, 4 foto në ditë ose asnjë foto për plot 4 ditë. Shkrepja e fundit që ka postuar është një në të cilën Luana shfaqet duke buzëqeshur dhe shpresojmë që të kthehet në të njëjtën mënyrë dhe asgjë serioze të mos ketë ndodhur.

Article Logic
Execution time: 0.0037732124328613